Brenda vetëm dy ditësh, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos kanë humbur mbi 50 miliardë dollarë pas vendimit të Donald Trump për të vendosur tarifa të reja tregtare. Këto masa shkaktuan një tronditje në tregjet financiare amerikane, duke sjellë një nga rëniet më të mëdha të viteve të fundit në Wall Street.

Tregjet humbën qindra miliarda dollarë, ndërsa pasuria personale e miliarderëve u tkurr ndjeshëm. Vetëm të enjten, pasuria e Zuckerberg u ul me 18 miliardë dollarë (9%), Bezos humbi 16 miliardë dhe Musk mbi 11 miliardë dollarë.

Rënia drastike e gjigantëve të teknologjisë

Kompanitë kryesore të teknologjisë kanë parë ulje të mëdha në vlerën e tyre:

Tesla ra nën 800 miliardë dollarë, për shkak të tarifave dhe problemeve të brendshme të kompanisë.

Amazon humbi rreth 600 miliardë dhe tani vlerësohet rreth 1.9 trilion dollarë.

Meta (Facebook) mbeti relativisht më stabël, por pësoi një ulje në 1.3 trilion dollarë.

Apple, e cila ishte lider në kapitalizimin e tregut, ra në 2.9 trilion dollarë.

Alphabet (Google) zbriti në 1.8 trilion dollarë.

Microsoft, ndonëse më pak e prekur, humbi 500 miliardë dollarë, duke rënë në 2.7 trilionë.

Nvidia, një nga kompanitë më të fuqishme të momentit, humbi një trilion të tërë dhe tani vlerësohet 2.35 trilionë dollarë.

Në total, pesë kompanitë më të mëdha humbën rreth 2.5 trilion dollarë në kapitalizim brenda një periudhe të shkurtër, një shumë që përbën dhjetë herë GDP-në e Greqisë.

A është kjo një krizë kalimtare?

Ekspertët financiare po vëzhgojnë me kujdes nëse kjo situatë është një tronditje e përkohshme apo një sinjal i një tendence më të gjatë. Aksionerët kryesorë, përfshirë vetë miliarderët e prekur, po shqyrtojnë mundësitë për të reaguar ndaj lëkundjeve të tregut dhe ndikimit të politikave të reja tregtare.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Musk, Bezos dhe Zuckerberg do të gjejnë mënyra për të rikuperuar humbjet, apo nëse tarifat e Trump do të sjellin pasoja afatgjata në botën e teknologjisë dhe tregjeve financiare globale.