Autori i golit të fitores kundër ekipit rumun të Craiova Emiljano Musta e vlerëson fazën përgatitore në Austri, si dhe shton se kjo skuadër është gati për Europa League, dhe jo vetëm.

“Kemi zhvilluar në Austri një fazë shumë të mirë përgatitore dhe në kushtë mjaft të mira dhe për këtë duhen falënderuar drejtuesit për mundësinë e dhënë. Kemi zhvilluar tri ndeshje ku kemi humbur dy të tilla, dhe kemi fituar një. Në të gjitha ndeshjet kemi zhvilluar lojë të bukur dhe pse trajneri ka provuar të gjithë lojtarët, madje u ka dhënë më shumë minuta lojtarëve që nuk kanë pasur hapësira gjatë sezonit të shkuar. Djemtë kanë zhvilluar lojëra të bukura por dhe kanë treguar formë të mirë fizike. Kishim dhe një ndeshje të fundit por u anulua.

Këto ndeshje na kanë shërbyer që të shohim dhe gjendjen e të gjithë ekipit por dhe të shikonim kundështarët të cilët janë në nivele të larta. Skuadra është përgatitur fort për të qenë gati për Europa League, ku kemi një ndeshje mjaft të vështrë, duhet të luajmë në Kazakistanin e largët, dhe ndaj një ekipi cilësor, me lojtarë të mëdhenj, por kjo na motivon dhe më shumë që të përgatitemi dhe të paraqitemi sa më mirë ndaj kundështarëve tanë”.