Emiljano Musta do të rikthehet këtë fundjavë në Durrës, por me statusin e “ish”-it.
Mesfushori nga Elbasani, përtej nostalgjisë që ka për ato 2 vite te Teuta, e thotë qartë se kërkon tri pikët me kuqezinjtë. Ai zbuloi se i ruan ende marrëdhëniet e mira me disa futbollistë të rivalit të kësaj fundjave, ndërsa thotë se nuk do të festojë nëse shënon:
“Është e vërtetë që luaj përballë ekipit ku kam luajtur në këto dy vitet e fundit. Dhe se si do të ndihem, nuk di të them, pasi kurrë nuk më ka ndodhur. Por më duhet ta pranoj se emocione ka, por edhe nostalgji.Teuta e ka nisur mjaft mirë sezonin. Dy ndeshje, dy fitore dhe kjo është për t’u vlerësuar. Trajnerin e kanë shumë të mirë. Unë kam punuar dy vite me profesor Maganin. Është një ndeshje si të gjitha të tjerat, shumë e rëndësishme dhe duhet që t’i bëjmë hyzmetin deri në fund.”- përfundon Musta.





