Pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin Edi Rama, ka reaguar në një postim në Facebook kreu i LDK, Isa Mustafa.

Mustafa shkruan se takimi me Ramën u zhvillua në Prapashticë, fshati afër Prishtinës ku lideri i LDK po qëndron, veprim të cilin ai e vlerëson shumë.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM”, shkruan Mustafa.