Shumë gola pati të martën në Champions League ku Manchester City, Monaco, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid dhuruan spektakël. Nuk ishte e tillë për një bastexhi gjerman që për pak sekonda mund të kishte fituar 34 200 euro.Ti marrim gjërat me radhë. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Mustafa Celik kishte vendosur 1,90 euro mbi dy rezultate të sakta. Sipas skedinës së vendosur prej tij Manchester City do të fitonte 4-3 me Monaco dhe Atletico Madrid do të fitonte 4-2 me Bayer Leverkusen.

10 minuta nga përfundimi i ndeshjeve ai kishte në dorë një skedinë fituese, por në minutën e 82-të Leroy Sané shënoi golin e pestë për Manchester City. Mustafai i shkretë e postoi skedinën në Twitter duke i shkruar lojtarit: “Më detyrohesh 34 200 euro”.Lojtari e komentoi kështu rastin: “Lexova në gazeta… Më vjen keq për këtë djalë të shkretë”.