10 qershor 2015 – Shkodran Mustafi ka rrëfyer për median gjermane disa detaje të dhimbshme të historisë së tij.
Kampioni i botës, u shpreh i lumtur për arritjet e tij në futboll, profesion që e ka ndihmuar shuma dhe ekonomikisht.Futbollisti me origjinë shqiptare tregoi ndër të tjera se vite më parë familja e tij ka pasur probleme të theksueshme financiare.“Nëse kthehemi pas në vite, mund të them se kemi pasur probleme të mëdha financiare. Kemi jetuar me një buxhet shumë të vogël”, tha Mustafi në një intervistë për ‘rp-online.de’.23-vjeçari luan aktualisht me skuadrën e Valencias në kampionatin spanjoll, ndërsa thekson që nuk e mohon mundësinë e kthimit në Bundesligë.“Nëse marrë një ofertë të mirë nga Bundeslia, do të rikthehesha, sepse do të doja të vija në Gjermani. Kam ende një kontratë me Valencian dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Mustafi.