05 janar 2015 –  Shkodran Mustafi e ka ndihmuar Valencian ta ndalë serinë e jashtëzakonshme prej 22 fitoresh radhazi të Real Madridit. Dhe, pa dyshim se qendërmbrojtësi shqiptar ishte i lumtur pas ndeshjes. Ai e ka postuar një fotografi, ku shihet duke festuar me bashkëlojtarët në dhomat e zhveshjes, por edhe një mesazh:

“Çfarë fitore e madhe e një ekipi të madh sonte. Të vazhdojmë kështu”, ka shkruar Mustafinë llogarinë e tij në rrjetin social, “Twitter”.

Mustafi, siç shihet edhe në foto, fitoi disa duele me Ronaldon të dielën në mbrëmje ne Mestaja. Ky fakt nuk i ka shpëtuar gazetës së mirwnjohur gjermane Bild. Ajo ka raportuar për fitoren 2:1 të Valencias kundër Real Madridit duke vënë në plan të parë shqiptarin, Shkodran Mustafi. Shkodrani u quajt kampion botëror i cili arriti ta mposhtë dhe të zemërojë Cristiano Ronaldon e Real Madridin.