Kampi i Muxhahedinëve MEK është përfshirë nga një tjetër ngjarje.
Një banor ka shprehur revoltën dhe është arratisur, duke shkuar në kryeqytet.
Ndërkohë ka pasur një tentativë të marrjes dhe rikthimit me dhunë të këtij fundit në kamp.
Iraniani është marrë nga komisariati nr.4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.





