DURRËS, 8 nëntor 2014 –  Muxhahedinia irakiane Farideh Vanaie ,51  vjece vdiqnga kanceri  në spital në Tiranë. E ndjera ishte një nga qindra muxhahedinët irakianë të njohur me akronimin MEK, të cilët u transferuan në Shqipëri nga kampi Ashraf(Liria) në Irak . Transferimi u krye, sepse ata po vriteshin e masakroheshin nga forcat zyrtare të sigurisë të  qeverisë filo-Shiite të ish-kryeministrit Al-Maliqi. Qeveria shqiptare e kryeministrit të atëhershëm Berisha duke u dhënë strehim këtyre irakianëve anti-iranianë bëri një gjest të qartë pro-amerikan.

Me vdekjen e së ndjerës Farideh nga moskurimi si duhet i kancerit, shkon në 22 numri i muxhahedinëve të vdekur për shkaqe shëndetësore, që nga largimi i tyrenga Iraku. Gjithsesi, numri i këtyre muxhahedinëve pritet të rritet në Shqipëri, sepse qeveria Rama është në bisedime me administratën amerikane për të pranuar disa qindra muxhahedinë të tjerë në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/