10 shtator 2015 – Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk do të vuajë më temperaturat e mjedisit.

Këto ditë do të montohen aparaturat dhe pajisjet e kondicionimit qendror të ajrit, që do të krijojnë mundësinë e vizitave të turistëve në kushte normale.

Pajisjet me një vlerë prej afro 80 mijë eurosh do të montohen në oborrin e pasëm të godinës.

Muzeu Arkeologjik më i madhi i vendit tonë, u rihap në mars të këtij viti pas një rikonstruksioni që zgjati 4 vjet. 

Aktualisht në katin e parë funksional të tij janë ekspozuar 2400 objekte arkeologjike, ndërsa pritet edhe hapja e katit të dytë dhe të tretë.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është hapur në vitin 1951, ndërsa në godinën aktuale ai është zhvendosur në vitin 2002.

/portali DurresLajm/