Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës “Oso Kuka”, ku shprehet se numri i turistëve sa vjen dhe rritet dhe bëhet destinacioni i preferuar i shumë personave.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës ”Oso Kuka”, një destinacion për të mos u humbur, me një numër gjithnjë në rritje të interesit të turistëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.