17 të rinj nga e gjithë Shqipëria u ngjitën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për të interpretuar disa nga hitet më të njohura të muzikës franceze.
Të rinjtë u bënë bashkë në Festivalin e Këngës Franceze, “Muzika bashkon kulturat”, ndërkohë që Durrësi u përfaqësua në këtë event kulturor nga 3 këngëtare të reja të qytetit Viola Gjyzeli, Juna Ruçi dhe Violeta Beshiri.
Muzika është një art universal, që bashkon të gjitha kulturat e botës dhe këtë mesazh u përpoqën të sillnin në skenë këta këngëtarë të rinj.
Në përfundim të festivalit, juria shpalli interpretuesit më të mirë. Me çmim të parë u nderua Irsa Haxhillari, çmimi i dytë shkoi për këngëtaren e re Klea Murati, ndërsa vendin e tretë e mori e reja durrsake Juna Ruçi me një këngë të yllit të muzikës franceze Lara Fabian.
M.B.