05 janar 2015 –  Sërish zi në botën e muzikës. Ndërron jetë Pino Daniele, i cili më 19 mars do të mbushte 60 vjeç. Lajmin e konfirmoi për median italiane, djali dhe njëherësh menaxheri i turneve të tij Alessandro.

Pino është goditur mbrëmë nga një infarkt në shtëpinë e tij të fshatit në Toscana dhe për fat të keq ka gjetur vdekjen. Ky është një moment i tmerrshëm për ne, është shprehur Sara, e bija e kantautorit napoletan. Ndërkohë shumë mesazhe i janë dedikuar atij në rrjete sociale nga ana e kolegëve dhe miqve të shumtë si Eros Ramazzotti, Laura Pausini etj, madje Eros ishte i pari që ka shkruar:

"Edhe Pino na la. Miku im i madh, dua të të kujtoj duke buzëqeshur, ndërkohë që unë po qaj, teksa shkruaj. Gjithmon do të të dua fort, ishe i pastër dhe një njeri i vërtetë, përveç se një artist madhështor. Faleminderit pë gjithçka më ke dhënë vëlla i madh, do të jesh gjithnjë pranë zemrë sime".

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/