Me ngrohjen e temperaturave janë shtuar edhe qytetarët që zgjedhin ta kalojnë një pjesë të mbrëmjes së tyre duke bërë një xhiro në shtëtitoren “Taulantia”, në Durrës.

Teksa qytetarët shëtisin, dy artistë rruge kanë zgjedhur të luajnë muzik, për ta bërë shëtitjen akoma më të bukur, në këmbim ata marrin disa monedha që ia dhurojnë qytetarët sipas dëshirës.

Tingujt e kitarës apo violinës tërhiqnin jo pak kureshtarët, disa prej të cilëve ndalonin pak çaste pranë artistëve.