DURRËS, 4 gusht 2014 –  Muzikantët shqiptarë, sopranoja Ulpianë Aliaj, e bija e këngëtares së njohur Zinë Zdrava, që banon dhe aktivizohet në Itali dhe pianisti nga Tirana Zamir Kabo, si miq të Rusisë, marrin pjesë në një festival ndërkombëtar.

Në Konservatorin e Moskës, më 3 gusht 2014, u hap festivali i tetë ndërkombëtar “Mbledhim Miq”, që do të zgjasë deri më 28 gusht, njofton kanali televiziv “Moskva 24”.

Do të jepen gjithsej 22 koncerte me programe muzikore nga më të larmishmet.

Në skenë do të interpretojnë muzikantë nga Rusia, Bjellorusia, Britania e Madhe, Izraeli, Irani, Italia, Japonia, Lituania, Portugalia, Amerika, Turqia, Japonia.

Për herë të parë në festival merr pjesë dhe Shqipëria.

Shikuesit presin duete në piano, kuartete klasike,  kombinime instrumentesh me tastiera dhe harqe me parte vokale.

“Së bashku me artistët e rinj premtues në skenën e sallës  Rahmaninov do të ngjiten dhe mjeshtër të tillë të mëdhenj si Aleksej Guljanickij (violinë), Eleanorë Karpuhova (piano), Ekaterinë Godovanec (soprano), muzikantët e njohur shqiptarë Ulpianë Aliaj (soprano) dhe Zamir Kabo (piano)”, –  vunë në dukje organizatorët.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/