Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur qetësinë publike.“, njoftojnë burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





