Këtë javë e ftuar në studion e “Thumb” ka qenë këngëtarja e njohur Enca Haxhia. Pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën “Dua” në të cilën trajtohej historia e një vajze që ishte dashuruar me një burrë të martuar. Në klip kishte skena në të cilat këngëtarja puthej me modelin seksi protagonist të klipit.

Javën e kaluar një deklaratë e Encës në emisionin “Prive” bëri bujë në media. “My daddy thinks i should be a pornostar”, kjo shprehje e këngëtares u keqkuptua nga mediat të cilat mbushën portalet me lajme se “Babai i Encës do që ajo të bëhet pornostare”.  Gjatë intervistës në Thumb, këngëtarja e ka sqaruar këtë deklaratë duke treguar se gjithçka është keqkuptuar.

“Drama më e madhe e këtij klipi kjo ishte. Ishte një intervistë ku thashë një batutë “my daddy do të jem pornostare. Daddy nuk është babai por partneri. Kjo është shumë gjë e sëmurë. Është negativitet nga shumë persona. Të paktën të më pyesnin ishe mirë kur e the”, ka rrëfyer ajo./Blitz.al/