Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka reaguar pas disa qëndrimeve nga besimtarë myslimanë apo imamë, që sipas tyre, zgjedhjet të shtyheshin në një tjetër datë dhe të mos zhvilloheshin në ditën e Bajramit. Gurra iu ka bërë thirrje besimtarëve dhe qyetarëve të vendit të votojnë në datën 25 qershor, pavarësisht se kjo ditë përkon me festën e Bajramit.

Fushata zgjedhore përkon gjithashtu me muajin e Ramazanit; agjërimin prej 30 ditësh të besimtarëve myslimanë, ndaj, myftiu i Tiranës apeloi politikën që të jenë të kujdeshëm dhe të matur në mesazhet që i përçojnë qytetarëve.