17korrik 2015– Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka qenë i pari që ka prekur temën më të nxehtë aktuale, atë të terrorizmit nga shteti islamik.
"Sot është ditë e shënuar për ne që po festojmë Fiter Bajramin. Por në shumë vende të botës shumë myslimanë e festojnë këtë Bajram të përkulur, të vrarë në zemër dhe të përlotur. E keqja e madhe që po vret myslimanet tashmë po i kalon kufijtë e Lindjes se Mesme dhe po drejtohet drejt Ballkanit dhe Mesdheut. Është e qartë për çdo mysliman qe ky shtet terrorist i krijuar mbi gjakun e myslimaneve është një kërcënim jo vetëm për rajonin, por për botën mbarë. Eksportimi i terrorit ne vende te tjera ben te pasigurte jeten e qytetareve”, tha ai në fjalën e mbajtur gjatë faljes së madhe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





