Maxhoranca ka zgjedhur sot deputetin demokrat, Myslim Murrizi si zëvendëskryetar të Parlamentit të Shqipërisë, post që mbahej më parë nga Edi Paloka.
Ky votim është miratuar me 94 vota dhe 1 votë abstenim nga vetë Murrizi pasi siç sqaroi Ruçi është në konflikt interesi. Ndërkohë që po sot janë caktuar dhe drejtuesit e Komisioneve Parlamentar që do të drejtohen nga opozita e re.
Rudina Hajdari do të jetë kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërkohë që, Fatjona Dhimitri Kryetare e Komisionit të Medias.
Enver Roshi ka marrë drejtimin e Komisionit të Shendetësisë, ndërkohë që Ralf Gjoni është zgjedhur zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm
POSTET
– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar I Kuvendit
– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias
– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm





