Pas fitores në miqësoren ndaj Luzit, ku skuadra durrsake tregoi një paraqitje solide në të gjitha repartet, Teuta tashmë është e përqendruar te sfida e radhës në kampionat kundër Tiranës. Atmosfera në grup është pozitive, ndërsa lojtarët po punojnë me intensitet për të qenë gati për një ndeshje të rëndësishme në “Selman Stermasi”. Një nga lojtarët që ka spikatur në këto javë është anësori Polak, Jakub Myszor, i cili ndau përshtypjet e tij për miqësoren me Luzin dhe pritshmëritë për përballjen ndaj Tiranës.

Si e vlerëson paraqitjen e skuadrës në miqësoren ndaj Luzit?

Ishte një test i mirë për të gjithë ekipin. Qëllimi ishte të ruanim ritmin e lojës dhe të provonim disa lëvizje taktike që trajneri dëshiron të përdorim në kampionat. Mendoj se skuadra reagoi mirë dhe dominoi ndeshjen.

A ishe i kënaqur me paraqitjen tënde personale në këtë miqësore?

Po, ndjehem mirë fizikisht dhe mendoj se dhashë maksimumin në minutat që isha në fushë. Krijuam disa raste dhe isha i përfshirë në aksione të rëndësishme. Gjithsesi, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Ndeshja me Tiranën është shumë e rëndësishme. Si po përgatiteni?

E dimë që Tirana është një kundërshtar i fortë, me lojtarë cilësorë. Po punojmë çdo ditë për të qenë në maksimum fizik dhe taktikisht. Besojmë se në Tiranë mund të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të dalim me pikë maksimal.

Cili është objektivi i Teutës në këtë takim?

Objektivi është i qartë të marrim 3 pikët. Respektojmë Tiranën, por kemi besim te forca jonë. Do të luftojmë për çdo top.

A ke një mesazh për tifozët para ndeshjes?

Tifozët janë zemra e klubit. U them të vijnë në stadium dhe të na mbështesin si gjithmonë. Me ata pas nesh, çdo gjë është më e lehtë.