TIRANE- Nën/kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka shpërndarë sot dhurata për fëmijët e Njësisë Bashkiake numër 8.
Zonja Tabaku tha se “fëmijët e Tiranës, familjet në nevojë, kanë ndjerë edhe këtë vit praninë e Bashkisë, me dhurata dhe pako ushqimore, një kontribut modest, por që shpresojmë të ketë ndikuar sado pak në atmosferën festive të këtij fundviti”.
"Për ne nuk ka dallime, për ne e gjithë Tirana është njësoj, të gjithë fëmijët e Tiranës kanë të njëjtën vëmendje, prandaj ne jemi kujdesur që si ju, që jeni sot këtu, por edhe ata që janë në zona të tjera, të festojnë me ndihmën dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës me disa dhurata të vogla dhe simbolike. Unë shpresoj që viti tjetër të na gjejë akoma më mirë bashkë. Ne kemi bërë maksimumin e mundshëm që, si qeveria, ashtu edhe bashkia t’ju gjendemi më pranë, dhe do të bëjmë vitin tjetër akoma edhe më shumë që në familjet tuaja, në tryezat tuaja të ketë vit të ri përditë. Falë mbështetjes tuaj, ne kemi bërë të mundur që të realizojmë më shumë projekte dhe në 2013 – ën, po falë mbështetjes tuaj, ne do të vazhdojmë akoma të punojmë bashkë” – tha zonja Tabaku.
Banorët e kanë konsideruar si dhuratën më të mirë, për ta dhe fëmijët e tyre, planin urbanistik, i cili më së fundi, heq diskriminimin që i ishte bërë zonës së tyre dhe u jep mundësi ta zhvillojnë pronën e tyre dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.





