Hakerat iranianë kanë reaguar lidhur me autorin e sulmit fizik ndaj Sali Berishës, 31-vjeçarin Gert Shehu.
“Homeland Justice” kanë rishpërndarë në rrjetin social Telegram një fotografi të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, bashkangjitur me një mesazh.
“Për shkak të kërkesë së lartë “Gert Shehu” shfaqet në disa databaza të Policisë. Të gjitha lojëra të politikanëve të korruptuar! Do vijojmë të publikojmë dosje çdo ditë”, shkruajnë hakerat.