Pushimeve verore po i afrohen fundit për futbollistët e Real Madridit. Disa u kthyen në Valdebebas këtë të premte dhe të tjerët do ta bëjnë këtë në ditët në vijim. Javët e fundit, të gjithë kanë pushuar dhe janë argëtuar me familjet e miqtë e tyre. Ky është rasti i Fede Valverdes dhe partneres së tij Mina Bonino. Ata kaluan disa ditë në Ibiza, edhe pse jo gjithçka shkoi ashtu siç mund të shpresonin.
Fillimi i udhëtimit të tij në ishull ishte një makth. Më 25 qershor zbarkuan në destinacionin e tyre, gati për të kaluar një pushim idilik, por gjithçka u shkatërrua papritur, pas natës së mbërritjes atje. Ata ranë pre e grabitësve në shtëpinë që kishin marrë me qira. Mina Bonino ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe madje dyshon se janë droguar që të mos e kuptonin grabitjen në atë moment.
“Kur u kthyem në shtëpi, kuzhinierja ishte tashmë aty, – nisi të rrëfehet Mina në Instagramin e saj. – Më tha në atë moment se kishte vetëm një çelës dhe se duhej t’ia linim asaj, që të nesërmen të bënte sërish mëngjesin dhe të mos na shqetësonte”.
Çiftit nuk iu duk e çuditshme dhe nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte po atë natë. Kur u zgjuan, u përballën me fatkeqësinë: “Të nesërmen nuk munda as të ngrihesha. I dërgova mesazh Leslie, asistentes sime, që të merrte djalin, sepse gjithçka m’u kthye përmbys. U ndjeva shumë keq.
Një orë më vonë zbres në katin e poshtëm dhe shoh tri valixhet e mia në dhomën e ndenjes. Aty ishin plaçkat e mia të hallakatura përreth dhe Leslie po rregullonte gjithçka. Ajo më tha: Po kërkoni diçka? Unë vazhdova me timen. Ajo vazhdoi: Askush në atë kohë nuk kishte drita që të thoshte: Hej, më duket se kjo nuk është normale”.
Kështu, e gatshme për të kaluar ditën larg shtëpisë me familjen dhe miqtë e saj, Mina shkoi të merrte para nga portofoli i saj dhe kuptoi se ato ishin zhdukur: “U shokova. Kuzhinierja u shfaq aty duke më thënë se kur mbërriti pa gjithçka në rrëmujë”.
Dyshimet u shtuan për shkak të asaj që tha më vonë kuzhinierja: “Nuk dua ta vazhdoj shërbimin. Nuk jam rehat me njerëzit që punojnë në prona të paluajtshme, sepse kjo ndodh gjithmonë me ta”.
Gryuaja e futbollistit të Real Madridit sqaron më tej dramën: “Erdhën nga kompania e patundshmërive. Ata bënë një aktrim të bukur ku na thanë se ushqimi mund të helmohej, kështu që na dërguan në spital për të bërë analizat e gjakut. Frika dhe dyshimi ishte te kuzhinierja tashmë, çfarë mund të na kishte bërë”.
Mina Bonino tregoi se si ishin ato teste: “Analizat treguan nëse kishim kokainë, marihuanë, ekstazi, amfetamina apo antidepresantë në gjakun tonë. Të gjitha shumë delicate, saqë na plaçkitën shtëpinë dhe unë nuk e mora vesh si ndodhi. Ne e kaluam ditën pas grabitjes në spital”.





