Shqipëria prodhon mesatarisht 351.36 kg dioksid karboni në vit për shkak të udhëtimeve në vendin e punës apo te qendrat arsimore. Kjo sasi e lartë dyoksidi, në mënyrë që të neutralizohet, sipas kërkimeve të “Numbeo.com”, kërkon që për çdo pasagjerë të jenë të mbjella 4.1 pemë, shkruan “Monitor”.

Për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria llogariti një indeks trafiku në 137.09, duke lënë pas nga vendet e rajonit vetëm Italinë me indeks 144.

Kroacia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia paraqiten me një indeks të trafikut në shkallë më të ulët se vendi ynë, përkatësisht me 101.8, 80.9 dhe 94.

Sa i takon emetimit të dioksidit të karbonit, Shqipëria e ka indeksin në vlerë 1,464. Bosnjë – Hercegovina paraqitet si vendi me indeksin më të mirë për sa i përket emetimit të CO2, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në studim janë marrë 160 vende. Qyteti Timisoara në Rumani rezulton të jetë vendi me performancën më të mirë sa i përket trafikut të gjeneruar nga makinat dhe nivelit të ulët të emetimit të dioksidit të karbonit.