Të gjithë ishim në pritje të një dasme me plot të ftuar të çiftit Klea Huta dhe Elgit Doda, sidomos edhe pas “ceremonisë” së improvizuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush LUAN”.

Por çifti i famshëm i ka thënë “po” njëri tjetrit në mënyrën që askush s’e priste.

Dy këngëtarët kanë lidhur kurorë përmes një ceremonie sekrete në një shkretëtirë në Marok. Për më shumë shihni fotot të publikuara nga vet dyshja në Instagram. Klea duket mahnitëse me fustanin e nuserisë.