Shqetësimi i deputetit demokrat Saimir Korreshi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka shkaktuar të qeshura tek kolegët e tij.
Korreshi ishte i shqetësuar nga telefonatat e vazhdueshme të kompanive që shsin dyshekë, duke thënë se nuk po gjen qetësi.
“Ore ju marrin edhe ju këta të dyshekëve? Vdiqa o burri i dheut”, u shpreh ai, teksa kolegët e tij nuk e mbajtën të qeshurën.
Ndërkohë Korreshi ngriti dhe një tjetër shqetësim, që është përdorimi i të dhënave nga ana e këtyre kompanie.
“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi?
Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara.
E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. S’ka nga e merr nëse nuk e merr nga këta të telefonisë”, u shpreh ai.