Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku dy të rinj kanë rënë pas prangave pasi morën peng një 22-vjeçar.
Mësohet se ‘mollë sherri’ është bërë një aksident me makinë, ku është përfshirë ‘viktima’ dhe autorët, Ardit Cara dhe Arjan Dukaj.
Pas aksidentit dy të rinjtë i kanë kërkuar shtetasit me inicialet E. G., një shumë monetare për dëmin e shkaktuar, ndërsa ai nuk ka pranuar.
Pasi e kanë dhunuar, dy të rinjtë kanë futur me forcë në makinë 22-vjeçarin dhe e kanë mbajtur aty për gati gjysmë ore deri sa i kanë marrë lekët. Më pas ata e kanë lënë të lirë të riun, i cili ka denoncuar rastin në polici.