Aktori Julian Deda, ka nisur një “mision” mëngjesin e sotëm në “Big Brother VIP”, pasi dikush nga banorët i ka vjedhur atij edhe djemve të tjerë të brendshmet.
Juli filloi të kontrollojë dollapët e të gjithë banorëve ndërsa tha se “do fus drurët gjithkund, se tek unë i kanë fut”.
Ai i paralajmëroi të gjithë duke i thënë se kushdo që e ka bërë do e vuaj, ndërsa shtoi se “do marr të gjitha brekët e gocave, do t’i nxjerr në shesh”.
Ndërkohë sipas Romeon të brendshmet e tyre i ka marrë Roza dhe Rikja.
Pjesë nga biseda:
Juli: Më kanë marrë më kanë vjedhur brekët. Do fus duart tek të gjithë tani. Edhe tek Egla do fus duart.
Egla: Çfarë të duhet hajde se ta tregoj unë.
Juli: Ja kanë marrë treçerekut te çunave, jo vetëm mua. Unë s’di ca të bëj.
Egla: O Jul nuk fus drurët unë me të mor brekët ty, harroje.
Juli: E di ca behët me këto brekët këtu apo jo.
Egla: S’më paske njoh fare.
Juli: S’ka lidhje me të njofmen kjo, ky është mision. Do gjej brekët. Do fus drurët gjithkund, se tek unë i kanë fut. Hajde çohuni t’i gjejmë. Kush është do t’i hyj në drru fizikisht pastaj.
Romeo: O Rikja o Roza i ka marrë.
Juli: Jo vetëm të miat, i kanë marrë të gjithë çunave. Me hy nëpër sirtarët e të tjerëve me marr brekët, kush e ka bërë do ta vuaj. Unë do marr të gjitha brekët e gocave, do ti nxjerr në shesh atje, se ndonjë vajzë e ka bërë.