Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sërish në ambientet e SPAK ditën e sotme.

Gjatë mbërritjes në oborrin e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi pati edhe një “përplasje” me gazetarët që ndodheshin aty pranë.

“Na morët shpirtin” dëgjohet teksa thotë ish-bashkëshortja e Presidentit të Republikës Ilir Meta.