U bënë katër muaj nga momenti kur këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi ndërroi jetë nga një infarkt në zemër.

Selvija, bashkëshortja e tij, e cila ëshë parë shpesh me dedikime të ndjera në rrjetet sociale nuk ka nguruar as sot të shpreh mallin për të dhe dhimbjen që ka lënë pas.

Me anë të një InstaStory ajo shkruan se për botë ai ishtë yll i skenës, por për djalin e tyre Roelin ishe gjithë bota.

“Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti! 4 muaj pa ty por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë, Shpat,” shkruan ndër rreshta Selvija ndërsa shfaq edhe një foto të këngëtarit me djalin në krahë.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në muajin nëntor, pas një ataku kardiak, gatë qëndrimit të tij në Itali. Ai la pas bashkëshorten Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roelin.