Autoritetet greke kanë vënë në pranga 2 shqiptarë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit grek Dimitris Skordas në Rafina. Ngjarja ndodhi jashtë një klubi nate, ndërsa Protothema raporton se në ngjarje janë përfshirë 5 shqiptarë. Arrestimet u bënë ditën e sotme. Një prej të arrestuarve ka edhe nënshtetësi greke.
Sipas informacioneve të siguruara nga mediat greke sherri nisi për motive banale. Fillimisht 42-vjeçari ka prekur një nga shqiptarët teksa po shkonte në banjo. Kjo situatë ka sjellë një debat të vogël. Sipas të arrestuarve, kur viktima u kthye nga tualeti, “i pa shtrembër” dhe aty vendosën që ta sulmonin.
Pesë shokët shkuan jashtë lokalit, pritën që ai të dilte jashtë me të dashurën dhe e sulmuan. Si pasojë e dëmtimeve të mëdha në tru dhe në kafkë, Dimitris Skodras ndërroi jetë.





