Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me publikimin e e-maileve të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo nga hakerat iranianë të njohur “Homeland Justice”.
Në një intervistë për “Abc News”, Hoxha tha se hakerat iranianë publikojnë të dhëna çdo fillim jave, ndërsa paralajmëroi se ata do të publikojnë të dhëna të tjera.
“Hakerat kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët” , tha Hoxha.
Gazetari Hoxha theksoi se hakerat kërkojnë të përcjellin një mesazh dhe të tregojnë se kush është objektivi kryesor i tyre.
“Duhen para pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” tha Hoxha.
“Në emaile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe emailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano.” përfundoi gazetari.