Makinat e protestuesve nga Shkodra të nisur drejt Tiranës mbushur me mesazhe ironike: Na prit Pasha! po vijmë Pasha!

Mesazhat ironike janë vendosur si në makinat private ashtu dhe në autobuzët që do të bëjnë transportin e opozitarëve.

Opozita ka thirrur një protestë 4-orëshe ditën e sotme, që nis në orën 11.00, përmes së cilës kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.