Tre shokët e autorit të vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë treguar se si nisi sherri.
Sipas O.Ç., bashkë me tre shokët e klasës ishin zënë rreth 3 muaj më parë me një grup tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, ku nga grupi tjetër njihte njërin.
Sipas reporttv, ai deklaron në polici se sa herë që shkëmbeheshin, nuk kursenin të sharat, ndaj vendosën që të shkonin të sqaroheshin.
“Me vete ka patur, pasi e kishte marrë që në mëngjes në shkollë, një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh.Ç kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa E.K kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, S.M. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri”, deklaron O.Ç.
Pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokë kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit ku janë takuar më pas me autorin e vrasjes. Ata kanë shkuar tek shkolla “Asllan Shahini” dhe kur kanë arritur atje kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët e tij ku mund të ishin shumë persona.
“Sapo janë afruar, ka filluar të komunikojë me Q.H për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga Çunat e Q.H ka sharë E.K nga ropt e shpisë. Deklaron se këtë person nuk e njeh, por ishte me flokë kaçurrela. Ai ka goditur E.K., me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë ka parë që E.K., kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi E.K me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë E.K menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark. Nuk mban mend nëse S.M. ka goditur njeri apo jo, por ka parë vetëm që S.M u godit me grusht në bark”.
Xh.Ç, ka treguar se ka parë që tek një fushë basketbolli ishin mbledhur disa persona, nga të cilët ka arritur të njohë Q.H, për të cilin mendon se në moshë sa ai ose edhe më i vogël, me të cilin ai është konfliktuar rreth 5 muaj më parë, kur kanë ardhur lodrat (xhirot me makina, trampolina etj) në Gramsh.
“Rreth 5 muaj më parë, Q.H bashkë me shokët e tij, e ka sharë atë dhe O.Ç., ku këtë të fundit e ka sharë nga familja. Sqaron se ky konflikt ka ndodhur edhe njëhërë tjetër para më shumë se pesë muajsh. Sot kur ishin duke bërë xhiro, Q.H ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata janë mbledhur para tyre dhe kanë folur duke i thënë që “Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?”. Pikërisht në këtë momente ata filluan që t’i godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë”, tha Xh.Ç.
Të njëjtën deklaratë bën edhe S.M., i cili thotë se kur janë afruar te grupi i djemve, shoku i tyre që vrau bashkëmoshatarin ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me O.Ç”.
“O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar”, tha S.M.
Më pas, deklaron se ka kapur autori dhe i ka thënë “Hajde çfarë bën ashtu” dhe janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës i ka treguar thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Kur i ka kapur policia, autori e kishte hedhur dorezën e gjakosur në tokë.