Ministri Blendi Klosi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho janë përplasur mbëmjen e sotme për zgjedhjet e 30 qershorit në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”.

Gjatë debatit mes dy politikanëv, Klosi ka akuzuar Spahon se PD vrau më 21 janar 4 protestues në Bulevard.

Klosi: Hyni në zgjedhje më 2021 dhe fitoni. Shumë e lehtë.

Spaho: Po jeni pakicë. Ju vetëm vidhni votat.

Klosi: Na vratë 4 protestues.

Spaho: I vratë ju.

Klosi: Ju doni që të shkoni në plazh dhe të fitoni.  Të vijë një forcë politike që ia vlen.

Spaho: Ishin votime, zgjedhje moniste.

Klosi: Ne hymë dhe fituam 60 bashki, po do i marrim normalisht.

Spaho: Ju keni vjedhur vota dhe këtë herë dolën që bënit presion mbi administratën, presione dhe vjedhje votash.