TIRANË, 26 nentor 2013 – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka liruar nga detyra dhe ka transferuar 9 punonjës të SHKB-së dhe ka çuar në ndjekje penale dy të tjerë. Sipas ministrit Naço personat ndaj të cilëve janë marë masa kanë patur informacion mbi arratisjen e të burgosurve në Burgun e Drenovës dhe nuk ja kanë bërë të ditur ministrit. 
Ditën e sotme ministri Naço ka nisur procedim penal për Pirro Dungun, përgjegjës sektori dhe Polikron Balliun inspektor. Ndërkohë janë transferuar apo liruar nga detyra: Haxhi damzi, Gjergj Luca, Besmir Paja, Eduard Hasanaj, Agron Dhoska, Etleva Babameto, Sadik Lika, Sokrat Turtulli dhe Orland Reci.