TIRANE, 20 mars 2013– Deputeti i LSI-së, Nasip Naco ka deklaruar se LSI-ja nuk do të pranojë të bëjë koalicion me PS-në, me kushtet që ka vendosur kreu i saj, Rama.

Sipas tij, LSI është e hapur të bëjë koalicion para apo pas zgjedhor për atë forcë që pranon platformën dhe programin e saj dhe jo me atë që e llogarit për shkak të votave apo numrave.

“Koalicionet nuk bëhen me shkëmbim votash apo me vende pune”- thotë ai, duke iu referuar kushteve të vendosura nga Rama për aleancat.

Sipas tij, këto gjëra kaq të vogla nuk bëhen as brenda partisë e jo më në koalicione.

Ai thekson se pikërisht për shkak të këtyre “lojërave”, PS ka humbur dy herë zgjedhjet.