Deputeti i LSI në Berat, nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij
TIRANE, 21 maj 2013– Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, aktualisht kryesuesi i listës së kandidatëve të Beratit, Nasip Naço, nuk tërhiqet nga deklarata e tij se Ilir Meta do të jetë Kryeministri i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. I kontaktuar nga “Panorama”, ish-nënkryetari i Kuvendit theksoi se deklarata e tij është bërë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Por Naço nuk preferoi të komentonte më tej qëndrimin e tij dhe deklaratën se kush e meriton të jetë Kryeministri i vendit, Rama apo Meta.
“Unë e kam thënë atë deklaratë në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe në kontekstin e duhur”, u shpreh dje kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit. Deklarata e Nasip Naços i “turbulloi” jo pak “ujërat” e politikës shqiptare me pohimin e tij gjatë mitingut të Beratit, ku tha se: “Lëvizja Socialiste për Integrim është forca që do të realizojë këtë ndryshim, pasi ne kemi një lidership të provuar në këto vite, që di t’i fitojë zgjedhjet, por edhe t’i mbrojë ato. Ai është Kryeministri më i suksesshëm i së majtës në Shqipëri, është lideri i së majtës, ai është Ilir Meta. Më 23 qershor do të jetë Kryeministri i Shqipërisë dhe ai do të bëjë më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë, sepse është djali juaj. Ai ka lindur në këtë qark, do të bëjë për këtë qark dhe do bëjë realitet të gjitha premtimet”.
Për më tepër ndiqni linkun:





