Rafael Nadal vazhdon të zgjerojë biznesin dhe investimet e tij në sportin e tenisit. Spanjolli, numri 1 në botë për meshkuj, ka shpenzuar 8 milionë dollarë për të ndërtuar 10 fusha tenisi, të cilat mbajnë emrin e tij në Cancun të Meksikës. Këto qendra tenisti do të inaugurohen më 15 nëntor të këtij viti, ndërkohë që ato janë pjesë e një projekti që nis këtë vit dhe do të përfundojë në vitin 2022.

Kjo nuk është hera e parë që tenisti spanjoll bën një investim të tillë, pasi ai ka qendra të zhvillimit të tenisit edhe në Guadalajara, po në Meksikë si dhe në Monterey të Kalifornisë. Këto qendra tenisi janë vendosur pranë një hoteli, që është pjesë e “Rafa Nadal Academy”, që ka qendrën e tij në Monacor të Spanjës.

Natyrisht që tenisti spanjoll është kopertina e kësaj akademie dhe e këtyre qendrave, por ai që i menaxhon ato është babai i tij Sebastian, që ka qenë disa herë në Meksikë për të menaxhuar investimin e djalit të tij. Qendra e re sportive që do të inaugurohet në Cancun ka 8 fusha në sipërfaqen me dhè dhe të ndriçuara me teknologjinë LED që përdoret edhe në turnetë ATP, dy fusha me shtuf, një fushë futbolli, një palestër, dhomat e zhveshjes dhe një dyqan.