TIRANE, 5 janar 2014 –Katër ditë pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale, në treg ka nisur rritja e çmimeve të mallrave me akcizë si karburante dhe cigare. Në treg konstatohet një rritje e çmimit të karburanteve deri në 6 leke për litër në disa prej pikave të shitjes me pakicë.Ne fund  të muajit dhjetor, një litër naftë është tregtuar nga 183 deri në 188 lekë për litër, aktualisht çmimi luhatet nga 183 deri në 193 lekë për litër. Rritje të beftë ka pësuar edhe çmimi i benzinës. 
Ndersa benzina nga 187-188 lekë për litër që është tregtuar një javë më parë, këtë fillim Janari benzina është shitur me 187- 199 lekë për litër. Rritja e çmimit te karburanteve nuk mund t’i faturohet paketës fiskale, pasi ne baze te ligjit, kompanitë e karburanteve duhet te kenë krijuar rezerva dhe rritja nuk mund te reflektohet menjëherë.

Ndërkaq akciza për naftën dhe benzinën është rritur me 10 lekë/ litri , që nga 1 janari 2014. Pak kohë më parë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se rritja e akcizës së karburantit, në një familje me konsum mesatar të karburantit, do t’i kushtonte vetëm 100 lekë më shumë në muaj. 
 
E njëjta situate paraqitet edhe në tregun e shitjes me pakicë të cigareve.

Në disa pika të shitjes me pakicë në kreyqtet, paketat e cigareve janë shtrenjtuar me 30 lekë. 

Per kete ceshtje reagoi dje edhe deputeti socialist, Erjon Braçe, në faqen e tij të  “Facebook”. Deputeti Braçe argumenton se kjo rritje çmimesh sëcigareve  tek tregtarët e rrugës është “grabitje, për faktin se shteti nuk merr tatimin që i takon për shitjet e produkteve. Në këtë kuadër ai gjithashtu nuk e justifikon një rritje të çmimit të paketave të cigareve me 50 lekë, kur akziza për këtë produkt u rrit me 20 lekë.

“Akciza e cigareve  u rrit me ligj në fund të vitit me: 20 lekë për paketë!! Rritja e reflektuar në treg është: 50 lekë për paketë!! Unë vërtetë isha shumë fort pro rritjes së Akcizës së Cigares por kjo është grabitje!! Ku shkojnë paratë? Në Buxhetin e Shtetit? Joooooooooooo! Paketat shiten rrugëve dhe pa kupon tatimor! Paketat shiten në kioska dhe pa kupon tatimor! Kjo do të thotë se tregtarët bartin në çmimin me të cilin shesin paketat edhe akcizë edhe TVSH! Qytetaret paguajnë!! Buxheti i shtetit merr aq sa do tregtari, jo aq sa paguan qytetari, veçanërisht si TVSH për paketë!! Kjo është grabitje ! Dy herë grabitje ! Njëherë për qytetarin dhe herën e dytë për buxhetin e shtetit!”, shkruan deputeti Braçe.