Kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar nga Libia, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore kanë dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar për kapitenin Flamur Aliu dhe mekanikun Nuri Xheka masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Trupa gjykuese pritet të caktojë një vendim për të pandehurit, ndërkohë mësohet se kapiteni i peshkarexhës do të mbrohet nga avokati Ilir Malindi.