Çmimet e naftës së papërpunuar qëndruan në nivele që nuk janë prekur që në fillim të vitit 2009 të premten teksa prodhimi në Lindjen e Mesme ka vazhduar të rritet pavarësisht nga mbi-oferta e madhe globale, me analistët që referuan se perspektiva e çmimeve për pjesën tjetër të vitit dhe në vitin 2016 ka për të vijuar e dobët.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra 29 cent në 39.44 dollarë fuçi, një shifër mbi nivelin shifrën pranë nivelit më të ulët shtatë vjecarë në fillim të seancës në 39.38 dollarë për fuçi.

Tresuesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane ishte në 36.52 dollarë për fuçi, 24 cent më poshtë dhe vetëm pak mbi shifrën prej 36.38 dollarë të së enjtes – shenja më e ulët e treguesit referencë që nga shkurti 2009.

OPEC si një i tërë pompoi më shumë naftë në nëntor se në çdo muaj që nga viti 2008, pavarësisht parashikimit për një kërkesë më të zbehur për naftën bruto vitin e ardhshëm në përpjekje për të mbrojtur pjesën e tregut.

Strategjia e kartelit për të mbrojtur pjesën e tregut duke pompuar në nivele rekord ka shumë të ngjarë të funksionojë.