Sipas dy grafikëve të publikuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në Ballkan, ndërsa në Europë mban vendin e gjashtë.

Çmimi i naftës në vendin tonë për ditën e sotme është 1,217 €, ndërsa në Maqedoni, e cila mban dhe vendin e fundit në Ballkan për çmimin më të lirë, është 0,689 €. Në Europë, çmimin më të lirë e mban Rusia me 0,414 € për litër, ndërsa Malta më të shtrenjtin me 1,360 € për litër.

“Pa koment nga buletini i hajdutërisë qeveritare: Ja renditja e vendeve me naftën më të shtrenjtë për ditën e sotme. Shqipëria e para në Ballkan, e gjashta në Europë”, thuhet në deklaratën e Bashës.