Një naftëtar i ndërmarrjes së naftës në fshatin Amonicë, Vlorë ka prerë njërin krah me një mjet prerës. Aksidenti i rëndë është shënuar paraditen e sotme, ndërsa rreth orës 11:50 ka mbërritur në Spitalin Rajonal Vlorë.

48-vjeçari i identifikuar me inicialet A.G. ishte banues në Patos, Fier.

Po kryhen hetimet e mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Informacioni paraprak:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 11:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar shtetasi A.G, 48 vjeç, banues në Patos, Fier. 
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rëndë me mjet prerës njërin krah duke punuar në ndërmarrjen e naftës në fshatin Amonicë, Vlorë. 
Po kryhen hetimet e mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të aksidentit.