Pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës në takimin e fundit të raundit të grupeve në EURO 2024 që u garantoi gjermanëve vendin e parë në Grupin A, trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann u shpreh i lumtur me punën e ekipit të tij. Në prononcimin për mediet pas këtij takimi ai deklaroi se Gjermania e meritoi ta mbyllte në vend të parë fazën e grupeve. “Zvicra ishte shumë e vështirë për t’u përballur, ne u mbajtëm mirë. Në fund e merituam barazimin dhe fituam grupin edhe nëse duhej të rrezikonim shumë para se të gjenim rrjetën. Goli i Fullkrug ishte shumë i bukur”-u shpreh Nagelsmann.
Nagelsmann: E merituam të ishim në vend të parë, Zvicra ishte kundërshtar shumë i vështirë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 23 gusht 2026
5 shenjat e para që tregojnë se lëkura juaj po humbet elasticitetin
Zbulohet një “Tokë tjetër” 87 vite dritë larg, planeti është 2.5 herë më i madh se Toka
Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump





