Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann bën një bilanc të punës së skuadrës gjatë pjesës së parë të këtijn sezoni dhe premton një sezon të suksesshëm për të gjithë tifozët e skuadrës bavareze. Në një intervistë për faqën zyrtare të klubit ai deklaron:

“Faza e parë ka prezantuar një ekip të frikshëm në çdo aspekt, pavarësisht luhatjeve në muajin shtator. Goleadat dhe loja me ritëm u kthye në shpërblimin më të mirë për çdo tifoz. Shpresoj që kjo formë fantastike të vazhdojë edhe në vitin 2023, aty ku përmbyllja e duhur do të rezultonte suksesi në të tre frontet.

Të jesh futbollist i Bayernit nuk është gjë e lehtë, çka do të thotë se djersitja e një fanelle të tillë kërkon përgjegjësi, e cila nuk ka munguar nga askush në gjirin tonë”.