Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka rrëfyer së fundmi një episod dramatik dhe shumë personal nga jeta e tij. Në një intervistë të dhënë për mediet gjermane, ish-trajneri i Leipzig dhe Bayern Munich u ndal te vdekja tragjike e babait të tij, kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Ai zbuloi se i ati kishte bërë vetëvrasje dhe se momenti kur e kishte marrë vesh, për trajnerin e Gjermanisë, kishte qenë shumë tronditës.

“Shpesh mendoj për atë ditë, po ndiqja një kurs stërvitor në Oberhaching, afër Mynihut. Papritur drejtori i kursit më tha të dilja dhe unë me shaka i thashë: ‘Çfarë po ndodh, a jam tashmë shumë mirë?’. Një moment më vonë u gjenda para vjehrrit tim, i cili më tha se babai kishte bërë vetëvrasje ishte e vështirë, nuk la asnjë mesazh, nuk kishte shpjegim”-deklaroi Nagelsmann.