Raxha Naingolan nuk di të ndalet sërish!Mesfushori belg i Antuerp nuk di të harrojë zakonin e cigares dhe tymos në pankinë përpara ndeshjes ndaj Standard Liezhit, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për ekipin nga Liezhi.

Pamja e tij duke tymosur cigaren elektronike u bë virale në rrjet dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit belg të Antuerp për sjelljen e pahijshme të ish-futbollistit të Interit dhe Romës, i cili edhe më parë e ka tepruar me alkoolin dhe duhanin:

“Klubi i Antuerp ka pasur një bisedë me Raxha Naingolan për sjelljen e tij që ndikon në grup edhe brenda në skuadër.

Klubi ka vendosur ta pezullojë nga ekipi i parë Naingolanin për një afat të pacaktuar. Marrëveshjet janë bërë të qarta edhe për atë që klubi ynë pret nga lojtari. As lojtari dhe as klubi nuk do të komentojnë më tej për atë që ka ndodhur.”, shkruhej në komunikatën e klubit belg.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Antuerp, Raxha Naingolan është aktivizuar gjithsej në kampionat në 12 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar po aq asiste për shokët e ekipit.