1gusht 2015 – Rekord droge në Itali. Dy shqiptarë u arrestuan sot në Milano me 36 kg heroinë. Ata janë: Shahin Isufi, 29 vjeç dhe Florian Lani, 39 vjeç.
Droga u gjet në makinën e cila ishte modifikuar me qëllim transportin e saj, por trafikantët nuk i kanë shpëtuar dot policisë. Policia zbuloi 130 mijë doza heroinë, të cilat në treg arrijnë vlerën e 2.3 milionë euro.
Bashkë me ta u arrestua dhe një shtetas bullgar, i cili do t'ua dorëzonte dy shqiptarëve. Sipas policisë, droga ishte fshehur në pjesë të ndryshime të makinës, ku dhe një pako ishte vendosur në hapësirën pas kasetofonit si dhe një pjesë tjetër ishte futur në tubat e strukturës së makinës. Në makinën e dy shqiptarëve të arrestuar policia zbuloi dhe 80 mijë euro me të cilat do të blihej heroina.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/